Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas skandalit të eksportit të drogës në të cilin u përfshi edhe një asamblist i tyre, Besnik Mujeci.
Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, ka bërë me dije se posa kanë marrë informacionin, kanë inicuar menjëherë procedurë disiplinore, ku si rrjedhojë Komisioni Disiplinor i kësaj partie do të mbaje mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë.
“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”, ka thënë Manxhuka, përcjell Fol Drejt.