Ish-kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, me një fotografi familjare ka uruar festën e Kurban Bajramit në emër të familjes së tij emblematike.
Në këtë fotografi shihet vëllai i Ademit dhe Hamzës, Rifat Jashari, dhe disa nga Jasharët e ri.
Bekim Jashari thotë se në këtë festë, ashtu si edhe çdo ditë tjetër, duhet të jemi të bashkuar dhe në shërbim të njëri-tjetrit.
“Në emër të familjes dhe në emrin tim personal ju uroj festën e Kurban Bajramit, duke uruar shëndet, harmoni e lumturi për ju dhe familjet tuaja. Uroj që kjo festë të na shërbejë për të rritur besimin tonë në zotin e madhërishëm, besimin në vlerat tona që na bashkojnë: Humanizëm, solidaritet e tolerancë mesh nesh”.
“Në këtë festë të përbashkët, si në çdo ditë tjetër e kemi obligim që të jemi të bashkuar, në shërbim të njëri-tjetrit dhe veprave të mira njerëzore. Me fat Kurban Bajrami shëndet e mbarësi në familjet tuaja!”, ka shkruar ai në Facebook.