Kandidatja për kryeministër nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka thënë se ka bashkuar të gjithë personat më të mirë brenda LDK-së rreth saj dhe se meriton të bëhet kryeministre pasi i takon një kulture politike demokratike të njëmend, e jo sa për sy e faqe.
“Kam dëshmuar më shumë se çdo politikan në Kosovë konsistencë politike sidomos në vendime të rëndësishme ku është mbrojtur interesi qytetar”, tha ajo mbrëmë në një debat televiziv përballë analistëve.
Ish-deputetja e LDK-së ka thënë se meriton të jetë kryeministre pasi ka një përgatitje profesionale të dëshmuar ndërkombëtarisht.
“Deri tani e kam dëshmuar se asnjëherë nuk e tjetërsoj besimin e qytetarëve. Pavarësisht komenteve, qytetarët janë ata që e dëshmojnë konsistencën time politike”.
Osmani ka thënë se ajo ka pushtet brenda LDK-së më shumë se që ka çdo kandidatë për kryeministër në partitë e tjera.