Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot e ka vizituar kazermën “Adem Jashari” me rastin e “Ditës së Forcës” që organizohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
Osmani para gazetarëve tha se me bashkësinë ndërkombëtare ka një koordinim të vazhdueshëm për tërë territorin e Kosovës, dhe jo vetëm për ndonjë rajon specifik, duke theksuar gjithashtu se Kosova është e pandashme.
“Deri më tani kam pasur disa takime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe natyrisht se diskutojmë për ndërveprimin tonë më NATO-n dhe koordinimi ynë më NATO-n është i nevojshëm për tërë territorin e Kosovës dhe jo vetëm për veri. Ne flasim për të gjithë territorin, Kosova është e tëra dhe është e pandashme. Andaj çdo koordinim i yni me bashkësinë ndërkombëtare është për tërë territorin e Kosovës”./FolDrejt/