Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është përplasur sot në seancën e kuvendit me deputetin e LDK’së, Driton Selmanaj, raporton Express.
Kryeparlamentarja tha se e kanë trajtuar kufizimin e të drejtave të njeriut dhe është propozuar një ligj i veçantë për Pandeminë për këtë dhe nuk është përkrahur inicimi urgjent i këtij ligji, i cili nga ekspertët do të ishte gati për 24 orë.
Por ndryshe iu përgjigj deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj. Teksa ishte duke folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si kryetar i Komisionit për Legjislacion, fjalën ia ndali krye kuvendarja Vjosa Osmani.
“Ne e kemi trajtu sot shtresën e juaj, interpretimi jonë nuk është sic thoni ju gjykata i ka dhënë kohë qeverisë dhe kuvendit deri me datën 13 që të ndërmarrë masa nëse me ligj duhet t’i kufizojnë të drejtat dhe ligjin, ky veprim i qeverisë e ka shkelë kushtetutën”, ka deklaruar Selmanaj.
Këtu ka reaguar kryeparlamentarja Vjosa Osmani duke thënë se Selamanaj është duke e keqpërdorur të drejtën e tij duke dezinformuar qytetarët.
“Kur flasë unë.. të lutëm.”, tha Selmanaj kur u ndërpre nga Osmani, që tha se nuk ka të drejtë të flas diçka tjetër pos çështjes së mocionit.
“Nuk ki asnjë të drejtë, në radhë të parë fjalën ta dhashë, naluni ju.. fjalën ta dhashë me fol për cështjen e mocionit, nëse fol për një casje tjetër regjia ja ndal mikrofonin”, deklaroi Osmani.
Selmanaj e ka akuzuar Osmanin se po tregon çështje autoritare në Kuvend.
“Kjo çështje autoriatare më ngjanë më dikë tjetër”, tha deputeti.
Osmani i ka propozuar Selmanajt që të ankohet nëse mendon se iu është bërë shkelje.