Vjosa Osmani është kthyer nga operimi i saj i cili u bë sot dhe menjëherë ka emëruar 27 anëtarët e rinj të Këshillit Konsultativ për Komunitete.
Emërimi i tyre thuhet se është rezultat i një procesi të nominimit brenda secilit komunitet dhe në fund emërimit të tyre me mandat dyvjeçarë.
KKK-ja përbëhet nga njëzeteshtatë anëtarë, përfaqësues të të gjitha komuniteteve të Kosovës, siç është përcaktuar me Ligjin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre në Republikën e Kosovës.
Përbërja e këtij këshilli është:
dy përfaqësues të komunitetit rom, egjiptian, goran, ashkali, malazez dhe kroat
tre përfaqësues të komunitetit boshnjak dhe turk,
pesë përfaqësues të komunitetit serb,
një përfaqësues i lartë i Zyrës së Presidentes;
tre përfaqësues të lartë të Qeverisë, që caktohen nga ministria apo agjencia, fushëveprimi i të cilëve është me rëndësi të veçantë për komunitetet./FolDrejt/