Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në Samitin e Granadës në Spanjë lidhur me zhvillimet e fundit.
Përderisa faktori ndërkombëtar po bënë çmos për një takim e dialog mes palëve, e parja e vendit ka thënë se fillimisht pret sanksione.
“Nuk ka arsye për t’u takuar para se të merren sanksione ndaj Vuçiqit. Le të bëhen ato fillimisht, pastaj flasim”, pohoi ndër tjerash ajo.