Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko do të vizitojnë sot portin hapësinor Vostochny në rajonin Amur të Rusisë në Ditën e Kozmonautikës.
Është planifikuar një takim dypalësh i liderëve, pas së cilës ai do t’i drejtohet shtypit. Përndryshe, ky është udhëtimi i parë rajonal i presidentit rus këtë vit.
Sipas shërbimit të shtypit të Kremlinit, Putin do t’u japë çmime shtetërore kozmonautëve dhe kozmonauteve në portin hapësinor./FolDrejt/