Presidenti rus Vladimir Putin bëri një vizitë pune në Mariupol në rajonin e Donbass, ku vizitoi shumë lokacione në qytet dhe foli me banorët vendas, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Kremlinit.
Putin udhëtoi për në Mariupol me helikopter, voziti një makinë nëpër rrugët e qytetit, duke ndaluar në disa lokacione, raporton TASS.
Zëvendëskryeministri rus Marat Husnulin i dorëzoi liderit rus një raport të detajuar mbi punimet në rindërtimin e qytetit dhe rrethinave të tij./FolDrejt/