Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se negociatat me Rusinë janë opsioni i vetëm për vendin e tij, megjithëse tani ato janë një “sfidë”.
Duke komentuar krizën në Ukrainë në televizionin kombëtar, Zelensky vlerësoi se ekziston mundësia që ai dhe presidenti rus Vladimir Putin të mos bisedojnë personalisht, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
“Të gjithë ne, përfshirë mua, e shohim mundësinë e negociatave si një sfidë”, tha Zelensky në një intervistë me gazetarët ukrainas në televizionin kombëtar./FolDrejt/