Atletico Madrid, Chelsea dhe Bayern dërguan oferta në Juventus për sulmuesin serb Dusan Vlahovic (23), zbuloi menaxheri italian Massimo Brambati në një intervistë për TMW Radio, përcjell Fol Drejt.
Juventusi e solli Vlahovicin nga Fiorentina në janar të vitit të kaluar në një transferim prej 80 milionë eurosh, duke e bërë Dushanin futbollistin më të shtrenjtë në Serbi.
Megjithatë, prej muajsh flitet se sulmuesi i kombëtares serbe mund të largohet nga klubi torinez, për të cilin ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar katër herë në 41 paraqitje këtë sezon.
Vlahovic shënoi gjithsej 23 herë në Juventus dhe asistoi gjashtë gola në 62 paraqitje që kur erdhi në Torino si një yll i madh.
Brambati tha se Vlahovic dëshiron të largohet sepse nuk është në marrëdhëniet më të mira me trajnerin e Juventusit, Max Allegri.
Tre klube dërguan një ofertë. Për mendimin tim, Juventusi do t’i konsiderojë seriozisht ata”, tha Brambati. /FolDrejt/