Kriptovalutat kanë rënë sërish në nivele më të ulëta, për shkak të shqetësimeve të rregullatorëve ndaj aktiveve të rrezikshme me rritje të normave të interesit në të gjithë botën.
Bitcoin, si kriptovaluta më e madhe për nga vlera e tregut, ra me rreth 8 për qind brenda 24-orëve, që është niveli më i ulët në tre muajt e fundit prej 18,500 dollarësh, shkruan Telegrafi.
Kurse, Ethereum ra mbi 10 për qind në nivelin më të ulët në dy muaj prej 1,300 dollarësh.
Vlera aktuale e disa prej kritpova;utave | Burimi: CoinMarketCap
Blockchaini i Ethereumit pati një përmirësim të madh gjatë fundjavës të quajtur Merge që ndryshon mënyrën e përpunimit të transaksioneve dhe shkurton përdorimin e energjisë.
Vlera e kësaj kriptovalute ka rënë mes disa spekulimeve se vërejtjet e kryetarit të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së, Gary Gensler, u la të kuptohej se struktura e re mund të tërheqë rregulla shtesë. /Telegrafi/