Vlera e Twitter është më pak se gjysma e asaj që ka paguar Elon Musk kur e bleu në 2022.
Siç raporton Guardian, bazuar në një memo të zbuluar që Musk u dërgoi punonjësve të Twitter, kompania tani vlerësohet të jetë rreth 20 miliardë dollarë, nga 44 miliardë dollarë, përcjell Fol Drejt.
Rënia e mprehtë e vlerës së kompanisë erdhi pasi Musk e bleu atë, duke bërë që disa reklamues të mëdhenj të largoheshin nga platforma dhe pasi një prej firmave më të mëdha të investimeve, Fidelity – aksioneri më i madh i vetëm i kompanisë – uli aksionet e saj të pronësisë me 56 për qind./FolDrejt/