Limoni është një prej agrumeve më të përdorura në kuzhinën shqiptare. Dimër a verë, limoni nuk mungon kurrë dhe pasuron shumë prej recetave të përditshme të amvisave.
Lëngu dhe tuli i limonit janë padyshim ndër më të përdorurat në kuzhinë e megjithatë vlerat më të mëdha të kësaj agrumeje gjenden tek pjesa e lëkurës.
Vlerat, Përdorimet Dhe Përfitimet Që Ofron Lëkura e Limonit
Lëkura e limonit është shumë e pasur me vitaminë C, fibër dhe proteinë.
Shëndeti Dentar
Lëkura e limonit është e pasur me substanca anti-bakteriale të cilat pengojnë rritjen e bkterieve në gojë. Këto baktere janë përgjegjës për kavitetin e dhëmbëve por edhe infeksionet e mishrave.
Për rrjedhojë, lëkura e limonit ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit dentar.
Mjafton të përzieni një lugë çaji me lëkurë limoni me pastën e dhëmbëve dhe vazhdoni ta përdorni si zakonisht.
Sistemi Imunitar
Për shkak të nivelit të lartë të antioksidantëve dhe vitaminës C, lëkura e limonit është një aleat i sistemit imunitar.
Vitaminat dhe mineralet e forcojnë imunitetin dhe e bëjnë atë më të aftë të luftojë virozat dhe inflamacionin.
Filloni ta përfshini lëkurën e limonit në të gjitha recetat tuaja, mjafton ta përdorni si erëz.
Shëndeti i Zemrës
Pektina tek lëkura e limonit mund të ulë nivelet e kolesterolit të keq dhe tensionin e lartë.
Ekspertët thonë se vitamina C, pektina dhe flavonoidët ulin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Tumoret
Konsumi i lartë i flavonoidëve, vitaminave dhe mineraleve ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e rruazave të bardha të gjakut dhe eliminon qelizat kancerogjene.
Gurët në Tëmth
Studimet të cilave thonë se disa prej substancave aktive tek lëkura e limonit ndihmojnë funksionin e tëmthit, parandalojnë formimin e gurëve dhe ndihmojnë në eliminimin e tyre.
Nëse nuk e duroni dot athtësinë e limonit, atëherë shtoni një ose dy lugë çaji me lëkurë limoni në një gotë me ujë dhe pijeni çdo mëngjes.
Përdorime Alternative
Lëkurat e limonit mund të përdoren për pastrimin e kuzhinës, frigoriferit dhe eliminimin e erës së keqe të koshit të plehrave.
Ato janë shumë të mira për përthithjen e erës së keqe, por edhe pastrimin e tenxhereve.
Në lidhje me trupin përzieni pak sheqer, vaj ulliri dhe lëkurë limoni të grirë hollë për të masazhuar lëkurën dhe eliminuar qelizat e vdekura.
Lëkura e limonit mund të përdoret edhe si maskë lëkure duke u përzier me qumështin.