Komuna e Skenderajt ka vlerësuar se ish-kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, ka abuzuar me përgjegjësit e tij me rastin e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga moti i lig.
Kjo komunë ka theksuar se Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve i kanë dhënë të drejtë vetës së tyre për t’i vlerësuar dëmet edhe për vetveten.
“Ky komision ka mohuar të drejtën e vlerësimit të disa bujqve dhe fermerëve të ndershëm ndërsa i kanë dhënë të drejtë vetës së tyre për vlerësime dhe përfitime duke keqpërdorur detyrën zyrtare në kundërshtim të plotë me ligjin Nr. 06/L- 011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionin publik”, është thënë në reagimin e Komunës së Skenderajt, e cila drejtohet nga Fadil Nura.
Reagimi i plotë:
E papranueshme!
Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve i formuar me datë 11.02. 2021 nga ish-kryetari i Komunës, ka abuzuar me përgjegjësitë e tij për të vlerësuar dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore si pasojë e motit të ligë dhe fatkeqësive të tjera natyrore që kanë ndodhur në fillim të muajit shkurt 2021. Ky komision ka mohuar të drejtën e vlerësimit të disa bujqve dhe fermerëve të ndershëm ndërsa i kanë dhënë të drejtë vetës së tyre për vlerësime dhe përfitime duke keqpërdorur detyrën zyrtare në kundërshtim të plotë me ligjin Nr. 06/L- 011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionin publik.
Me këtë rast, kryetari i komisionit Sokol Hoxha ka vlerësuar vetën e tij përkatësisht aplikacionin në emër të tij në vlerë ndër me të lartat prej 5.000 (pesë mijë euro). Ndërsa anëtari tjetër i komisionit Fehmi Lushtaku, ka vlerësuar aplikacionin e djalit të tij në vlerë prej 4179.33 (katër mijë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë euro e tridhjetë e tre centë).
Të dashur qytetarë,
Të respektuar bujq e fermerë,
Jemi të vendosur që rastet e tilla të keqpërdorimeve dhe abuzimeve me detyrën zyrtare të ju themi STOP. Çështja në fjalë do të adresohet në prokurorinë e shtetit dhe në komisionin përkatës disiplinor