Bombardimet që filluan të enjten në pjesën lindore të Ukrainës vazhduan edhe te shtunën.
Sot një oficer ukrainas raportohet i vdekur dhe një tjetër i plagosur në vijën që ndan forcat qeveritare e separatistët e mbështetur nga Rusia.
Sipas zyrtarëve ukrainas qe tre ditë po ndodhin rreth 60 sulme brenda 24 orëve.
Për krizën Rusi-Ukrainë u fol edhe në Konferencën e Mynihut, ku i pranishëm ishte presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Atje ia ripohoi mbështetjen e zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris derisa vet i pari i Ukrainës, u shpreh se shteti që udhëheq nuk mund të sigurojë stabilitet nëse ka parashikime të vazhdueshme për luftë.
Gjermania mirëpriti edhe liderët e G7-ës e të cilët i bënw thirrje Moskës që t’i tërheqë forcat ushtarake nga kufiri.
Para takimit kryeministri i Britanisë së Madhe u shpreh i bindur se presidenti rus, Vladimir Putin ka vendosur të pushtojë vendin fqinj.
Në vazhdën e këtyre zhvillimeve Putin mbikëqyri stërvitjet e forcave bërthamore të vendit të tij, së bashku me homologun Bjellorus, Alexander Lukashenko.