Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të dorëzojë iniciativë në Kuvend që të gjithë deputetët vullnetarisht të bëjnë test për (keq)përdorimin e lëndëve narkotike.
“Kërkojmë që Kuvendi të hënën të mundësojë kushte dhe ekip mjekësor i cili do të mund ta zbatojë këtë. Njëkohësisht propozojmë që edhe politikanë të tjerë, funksionar aktual dhe mëparshëm, nëpunës administrative, gjykatës, prokuror, kryetarë komunash dhe këshilltarë të na bashkohen në qëllimin tonë që qytetarëve tanë t’u japim shembull të mirë në luftën kundër keqpërdorimit të lëndëve narkotike”, thanë nga VMRO DPMNE-ja.
Përgjigje nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit për njoftimin e grupit të tetë deputetëve:
“Kabineti i kryetarit të Kuvendit nuk i komenton dhe nuk do t’i komentojë deklaratat e grupeve parlamentare. Në momentin që në Kabinetin e kryeparlamentarit do të arrijë iniciativë konkrete, kryetari Xhaferi do ta shqyrtojë, do të prononcohet dhe do të veprojë sipas kompetencave që i siguron Kushtetuta, Rregullorja dhe Ligji për deputetë.”