Katër persona janë arrestuar në Fushë Kosovë.
Kjo ka ndodhur pasi që janë kapur në flagrancë duke vjedhur 80 litra naftë nga punishtja e një burri.
Në raport thuhet se tre prej të dyshuarve kanë qenë të mitur të cilët në bashkëkryerje kishin vjedhur 8 bidonë me nga 10 litra naftë.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.