Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga pas dyshimit se kanë kryer një vjedhje të rëndë.
Rasti ka ndodhur dje, ndërkaq arrestimi i tyre nga policia është bërë ditën e sotme.
Të dyshuarit dyshohet se kanë vjedhur gjësende nga një objekt, e që kapin blerën prej 150 mijë euro.
“Sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë e cila është raportuar me datën 27.11.2022.
Rasti ka ndodhë në Janjevë, saktësisht në një objekt (punëtori), ku të vjedhura janë raportuar gjësende që arrijnë vlerën rreth 150000 euro:
– pjesë të makinave për përpunimin e plastikës,
-mjete të ndryshme të punës,
-10 kallëp të metalit për përpunimin e plastikës,
-8 nxemse që shërbejnë për shkrirjen e plastikës,
-5 pompa uji ,
-1 trafo e rrymës/ furnizues për makinën e shkrirjes së plastikës etj, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë.
Tre nga personat e arrestuar, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit me vendim të prokurorit, i kanë dorëzuar gjësendet e sekuestruara, pronarit legjitim.”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/