Banka Komerciale serbe ishte cak i grabitjes, të hënën pasdite, në Zubin Potok.
Nga ajo tre persona të maskuar dhe me kallashnikov arritën të marrin mbi 90 mijë euro para të gatshme.
10 milionë dinarë serbë dhe 7 mijë euro u grabitën nga hajnat që nuk arriti t`i ndalë as patrulla e policisë që me urgjencë arriti në vend të ngjarjes.
Banorët e atij qyteti nuk kishin dëgjuar diçka të dyshimtë teksa policia njoftoi se hetimet po vazhdojnë.