Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë pas dyshimeve se të njëjtit kanë kryer veprën penale të vjedhjes dhe nuk i janë bindur ndalimit policor.
Rasti ka ndodhur në Drenas, rreth orës 03:20 të datës 13 nëntor, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24-orësh, thuhet se tre të dyshuarit derisa kishin qenë duke udhëtuar me një automjet kombi bus me targa vendore të cilin dyshohet se e kanë vjedhur nga një parking pronë e viktimës mashkull kosovar, nuk i janë bindur njësitit policor për ndalje, me ç’rast gjatë ikjes kanë dëmtuar automjetin e lartcekur.
Tutje, bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/