Katër persona janë arrestuar pasi që vodhën rreth 90 litra naftë, në Lupç të Podujevës.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 03:35, përcjell Fol Drejt.
“Janë arrestuar katër të dyshuar kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur derivate të naftës. Njësitet policore në vendin e ngjarjes, kanë sekuestruar një veturë e cila dyshohet se ka qenë e përfshirë në rast dhe tre bidonë me naftë rreth 90-litra. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/