Policia në Australi njoftoi se një kompani telekomunikacioni përdori “teknika të shpërqendrimit” për të fshehur identitetet, vendndodhjet dhe aktivitetet e hakerëve që vodhën të dhënat personale të afro 10 milionë klientëve.
Zëvendës komisioneri australian i policisë federale, Justine Gough i cili zhvillon hetime kibernetike tha se hetimi ndërkombëtar, përfshirë nga Byroja Federale e Hetimit të SHBA-së për sulmin kibernetik të javës së kaluar, do të jetë “i gjatë dhe kompleks”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai theksoi se kompania e telekomunikacionit “Optus” përdori “teknika të shpërqendrimit” për të fshehur identitetet, vendndodhjet dhe aktivitetet e hakerëve që vodhën të dhënat personale të rreth 10 milionë klientëve javën e kaluar. Gough tha se ata fokusohen në sigurimin e drejtësisë për personat të cilëve u cenohej informacionet personale.
Qeveria pretendon se të dhënat personale të klientëve u vodhën për shkak të një cenueshmërie të sigurisë kibernetike në “Optus”, operatori i dytë më i madh pa tel në Australi.
Kompania argumenton se ishte objektiv i një sulmi të sofistikuar kibernetik duke depërtuar në disa shtresa sigurie.
Ministrja e Sigurisë Kibernetike, Clare O’Neil i përshkroi hakerët që vjedhin informacionin e klientëve si “një hakim mjaft të thjeshtë”./FolDrejt/