Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të huaj, pasi i njëjti dyshohet se ka tërhequr para kundërligjshëm nga bankomatet në Kosovë.
Policia i ka sekuestruar një telefon, një SIM kartel, para të gatshme 1200 euro, 387.02 funta angleze dhe 27 kartela të ndryshme bankare, që dyshohen se janë klonuar.
Me vendim të Prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe sipas rekomandimeve do të ndërmerren veprimet e mëtejme sipas proceduarve ligjore.
Komunikata e plotë e Policisë:
Më datë 03.09.2022, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, është njoftuar nga njësiti patrullues i stacionit policor Jugu në Prishtinë, lidhur me ndalimin e një personi të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare
Dyshohet se i njëjti me kartela të klonuara ka tentuar ose ka tërhequr para nga bankomatët e bankave të ndryshme në Kosovë.
Në cilësi të provave dëshmive materiale janë sekuestruar:
– Një telefon celular;
– Një SIM kartel;
– Para të gatshme 1200 euro;
– Rreth 387.02 Funta Anglez;
– 27 kartela të ndryshme bankare, të dyshuara të klonuara.
Sipas detyrës zyrtare gjatë gjithë procesit ka qenë prezent avokati mbrojtës. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit.
Me vendim të Prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe sipas rekomandimeve do të ndërmerren veprimet e mëtejme sipas proceduarve ligjore./FolDrejt/