Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari që kishte vjedhur 500 euro në xhami në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.
Të dyshuarit me inicialet A.T 31 vjeçar nga Shiroka e Suharekës i janë gjetur dëshmitë edhe parat e vjedhura në xhami.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur në mesnatë ku sipas raportuesit persona të panjohur, gjatë natës, kanë thyer tre xhama të dritareve dhe dy xhama të derës së hyrjes së xhamisë në adresën e lartpërmendur në Suharekë.
Të njëjtit dyshohej se kanë depërtuar brenda xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur një shumë të parave të gatshme, rreth 500 (pesëqind) euro.
I dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ndërkohe kundër të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, i cili do të përcillet në Prokurorin themelore”, thuhet në njoftimin e policisë.