Policia kroate ndaloi një adoleshent i cili disa ditë më parë vodhi një tramvaj dhe e përshkoi atë nëpër rrugët e Zagrebit.
Policia ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar, transmeton portali indeks.hr.
Siç kujton policia, të enjten rreth orës 23:15 në rrugën “Ozaljska” të Zagrebit, i riu ka hyrë në një tramvaj që ishte i zhbllokuar, e ka ndezur dhe ka shkuar në rrugën “Tratinska”./FolDrejt/