Një person ka raportuar se i është vjedhur revolja nga vetura të cilën e kishte lënë për ta pastruar dhe se e njëjta revole ka kaluar nëpër disa blerës.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin që ka vjedhur armën dhe ia ka shitur një të mituri, e që i njëjti gjithashtu e ka shitur armën.
Pas kësaj, policia ka identifikuar edhe blerësin tjetër të armës, që ka raportuar se e ka shitur armën te një shtetas nga Maqedonia e Veriut.
Policia ka arritur ta gjejë dhe ta arrestojë shtetasin shqiptar nga Maqedonia, prej të cilit ka mësuar vendndodhjen e revoles.
“Revolja është gjetur dhe në koordinim me prokurorin e shtetit është kthyer tek pronari. Rasti dërgohet në procedurë të rregullt” – bëhet e ditur tutje në raport./FolDrejt/