Një burrë ka raportuar se, nga plumbi qorr, vogëlushit të tij i është shpuar xhaketa nga një plumb qorr, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë.
Këto janë detajet e raportit:
“Prishtinë 01.01.2022 – 00:02. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se fëmija i tij viktima mashkull kosovar (i mitur), nga një plumb qorr i është dëmtuar xhaketa, të cilën e kishte veshur. Nuk raportohet për lëndime. Është konfiskuar predha nga njësia përkatëse. Rasti është duke u hetuar.”/FolDrejt/