Një shtatëvjeçare nga Ukraina arriti e sigurtë në kampin e refugjatëve në Rumani.
Por, ajo që ishte më e veçantë është se kjo ditë qëlloi të ishte ditëlindja e saj dhe ajo mendoi se do të festonte e vetme, ose nuk do ta festonte fare.
Megjithatë, punëtorët e kampit “Siret” kur e kuptuan këtë gjë e bënë një gjë shumë të bukur për të.
Dikush shkoi të kërkojë një tortë, të tjerët u përkujdesën që të bëjnë dhurata për të, derisa psikologia e kampit bashkë me nënën e Arinës e organizuan festën surprizë për të.
Kur gjithçka u organizua të gjithë vullnetarët e kampit bashkë me zjarrfikësit shkuan te tenda ku po qëndronte vogëlushja.
Ajo çka ndodhi më pas është aq e jashtëzakonshme sa buzëqeshja e Arinës së vogël.