Skuadra italiane e volejbollit për femra fitoi sot medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror pasi mposhti bindshëm seleksionimin e SHBA-së në ndeshjen për vendin e tretë me 3:0 (25:20, 25:15, 27:25) në Apeldoorn holandez.
Lojtarja më efektive në kombëtaren italiane ishte Paola Egonu me 25 pikë, ndërsa te skuadra e mundur u dallua Andrea Druze me 10 pikë./FolDrejt/