Tensionet politike mes Serbisë dhe Kosovës janë zhvendosur edhe në terrenet sportive, më saktësisht këtë fundjavë në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në plazh, përcjell Fol Drejt.
Përkatësisht, kombëtarja e Serbisë ka refuzuar të dalë në fushë kundër Kosovës.
Volejbollistët e Kosovës siguruan vendin e tyre në çerekfinalen e kampionatit të zhvilluar në Turqi dhe fitoren e festuan në një mënyrë që nuk i pëlqeu publikut serb.
Federata e Volejbollit të Kosovës ka publikuar një fotografi të kombëtares së saj duke pozuar me flamur, ku shihet simboli i shqiponjës dykrenare.
“Kosova është në çerekfinale të Kampionatit Ballkanik, Serbia nuk doli në fushë. Kosova është në mesin e tetë skuadrave më të mira të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në plazh, i cili mbahet në Balikesir të Turqisë”, thuhet në faqen zyrtare në Facebook.
Mirëpo, volejbollistet nga Kosova më vonë nuk arritën ta kalojnë Moldavinë dhe kështu humbën gjysmëfinalen. /FolDrejt/