Shumë shtete po debatojnë për uljen e tempos së shpejtësisë nëpër autostrada, por pak firma automobilistike po marrin masa për të ulur shpejtësinë e veturave që prodhojnë ata, shkruan foldrejt.com. Së fundi ka ardhur një ndryshim nga firma suedeze Volvo, e cila nga viti i ardhshëm të gjitha veturat do i programojë të vozisin maksimalisht 180 km/h.
“Ky hap është mjaft i rëndësishëm për të respektuar ligjet e vozitjes maksimale,” theksojnë nga firma, shkruan FAZ./Foldrejt.com