Prodhuesi suedez i automjeteve Volvo thotë se do të shesë vetëm vetura elektrike deri në vitin 2030, duke hequr të gjitha opsionet me naftë dhe benzinë në një përpjekje për të ulur emetimet globale të karbonit. Kompania më parë synonte që gjysma e shitjeve të makinave të saj të ishin elektrike deri në vitin 2025, por thotë se strategjia e re është një “përshpejtim” i këtij qëllimi i nxitur nga kërkesa e fortë për makinat elektrike. Kompania gjithashtu thotë se shitjet e ardhshme të makinave të saj elektrike në vitet e ardhshme do të jenë vetëm në internet.
Volvo, e cila është në pronësi të konglomeratit kinez Geely, lançoi makinën e saj të parë plotësisht elektrike, XC40 Recharge, vitin e kaluar. SUV ka një distancë afërsisht 200 milje dhe mund të karikojë bateritë e tij deri në 80 përqind të kapacitetit në 40 minuta.