Raportuesja për Kosovën në Parlamentin e Evropës, Viola von Cramon, ka deklaruar se janë të shqetësuar për mohimin që iu bë shqiptarëve për të votuar në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi.
Von Cramon ka shkruar në Twitter se në Luginën e Preshevës u raportuan çështje të të drejtave themelore.
“Në Luginën e Preshevës u raportuan çështje të të drejtave themelore pasi jemi seriozisht të shqetësuar për ankesat e shqiptarëve etnikë të cilëve iu refuzua të votojnë që nga fshirja nga regjistri i gjendjes civile në vendbanimin e tyre, gjë që është e papranueshme dhe do të vazhdojë për këtë!”, ka shkruar ajo.
Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk i ka vendosur Rusisë sanksione pas agresionit kundër Ukrainës. Po ashtu linja ajrore Beograd-Moskë nuk i ka ndalur asnjëherë fluturimet, duke nxitur pakënaqësi të mëdha në mesin e disa vendeve të BE-së.
Pas fitores në zgjedhjet e së dielës, Vuçiqi urimin e parë e ka marrë nga presidenti rus, krimineli Vladimir Putin, siç e ka quajtur presidenti amerikan, Joe Biden.