Deputetja e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian (PE) dhe raportuesja e PE për Kosovën, Viola von Cramon, tha se Serbisë nuk i janë dhënë ultimatume dhe se qëllimi i përfaqësuesve të Perëndimit është t’i ofrojnë Beogradit dhe Prishtinës përparim në dialogun, por që plani i BE-së lidhet me progresin në integrimin evropian, shkruan Danas, përcjell Fol Drejt.
Nuk ka pasur ultimatume, ka thënë Von Cramon në një intervistë për numrin e sotëm të Vremena, duke komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vçiq, i cili takimin e fundit me pesëshen amerikano-evropiane e cilësoi si vendosje ultimatumi – ose pranimi i planit franko-gjerman apo pezullimin e integrimit europian.
“Të jeni të sigurt se ne nuk jemi këtu për të lëshuar ultimatume”. Përfaqësuesit perëndimorë kanë ardhur me mirëbesim për të nisur gjërat dhe për t’i ofruar Serbisë dhe Kosovës një rrugë përpara”, tha deputetja gjermane e Parlamentit Evropian.
Duke theksuar se dialogu i Brukselit ka 12 vjet që vazhdon, ajo theksoi se bisedimet duhet të vazhdojnë “për thelbin, atë që është në diskutim në planin e BE-së”.
“Është e qartë se të gjithë në Serbi e dinë se pa një marrëveshje për Kosovën, nuk do të ketë integrim në BE. Kjo është arsyeja pse unë nuk mendoj se është çështje të konkludohet se integrimi evropian nuk do të përparojë nëse marrëveshja dështon – kjo është e qartë”, theksoi Viola von Cramon. /FolDrejt/