Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar ashpër pas marrëveshjes së bashkëpunimit mes Rusisë dhe Serbisë, nënshkruar nga ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq dhe homologu i tij, rus Sergei Lavrov.
Von Cramon këtë marrëveshje e ka quajtur skandal, transmeton Klankosova.tv.
“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan plan për bashkëpunim në të ardhmen me agresorin Rusinë”, ka shkruar Von Cramon.
“Ose ndoshta është thjesht një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”.