Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pas pamjeve të publikuara nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku Milan Radojiçiq shihet në mesin e personave që nisën sulmin në veri të Kosovës.
Për këtë ajo reagoi në platformën “X” ish-Twitter, përcjell Fol Drejt.
“Kur do të fillojë sanksionimi i këtyre djemve këtu? Ngrirja e aseteve, llogarive bankare dhe pengimi i tyre (ka nja dy kriminelë të tjerë) që të udhëtojnë në vendet 🇪🇺? Ky do të ishte të paktën një fillim (siç bëri SHBA disa kohë më parë)”, u shpreh Von Cramon.
Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të raportueses për Kosovën në PE./FolDrejt/
When do finally start sanctioning these guys here? Freezing assets, bank accounts and prevent them (there are a couple of other criminals) from traveling to 🇪🇺 countries? This would be at least a start (like the US did some time ago).@JosepBorrellF @vonderleyen @OliverVarhelyi https://t.co/rH0mIgY4Ao
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) September 26, 2023