Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar pas takimit që u organizua mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, transmeton Fol Drejt.
Von Cramon ka thënë se ka shumë gjasa që ky takim të jetë organizuar nga Vuçiq për të bërë presion mbi Ukrainën për mosnjohjen e Kosovës.
Cramon më tej ka thënë se shpreson që Zelensky të kuptojë rrezikun politik që mund të sjellë një marrëveshje e tillë.
“E saktë: ka shumë gjasa që Aleksandar Vuçiq ta ketë organizuar takimin me Zelensky kryesisht për të bërë presion mbi Ukrainën: një armë për mosnjohjen e Kosovës. Shpresoj që Zelensky të kuptojë rrezikun politik që mund të sjellë një marrëveshje e tillë. Pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, ka shkruar Viola von Cramon në X, i njohur më herët si Twitter.