Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reguar në lidhje me situatën në veri të vendit, duke kërkuar heqjen e barrikadave.
Von Cramon e ka konsideruar si të papranueshëm sulmin ndaj EULEX-it si dhe deklaratat e zyrtarëve serbë për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë.
“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj EULEX-it dhe deklaratat për ushtarët serb, janë krejtësisht të papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, është shprehur Von Cramon./FolDrejt/