Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë përpara një samiti BE-Ukrainë javën e ardhshme se Kievi ka mbështetje të pakushtëzuar nga blloku dhe se vendi duhet të triumfojë kundër sulmeve ruse për të mbrojtur vlerat evropiane, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Ne qëndrojmë në krah të Ukrainës pa asnjë “nëse” dhe “por””, tha von der Leyen në një fjalim të shtunën në një ngjarje të partisë së saj, Unioni Kristian Demokrat i Gjermanisë, në Duseldorf, Gjermani.
Ukraina “po lufton për vlerat tona të përbashkëta, po lufton për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe për parimet e demokracisë dhe kjo është arsyeja pse Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë”, tha ajo. /FolDrejt/