Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen premtoi se BE do të rrisë ndihmën për Turqinë pas tërmetit shkatërrues të së hënës së kaluar.
Von der Leyen tha në një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan se Komisioni Evropian do të dërgojë ndihmë shtesë dhe do t’i përgjigjet kërkesës së fundit të Turqisë për më shumë kapacitete strehimi, veçanërisht tenda, batanije dhe ngrohës, tha BE.
Presidenti i KE-së përcolli “ngushëllimet më të thella të Bashkimit Evropian për humbjen katastrofike të jetëve dhe shkatërrimet e shkaktuara nga tërmeti i fundit”, raporton CNN, përcjell Fol Drejt.