Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka biseduar me presidentin amerikan Joe Biden për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Pavlović Today.
Von der Leyen i tha portalit se ajo dhe Biden “prekën shkurtimisht temën” gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.
Duke folur për takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i paralajmëruar për 18 mars në Ohër, me ndërmjetësimin e BE-së, Ursula von der Leyen theksoi rëndësinë e këmbënguljes në dialog pavarësisht problemeve./FolDrejt/