Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kancelari gjerman Olaf Scholz janë në favor të një “Plani Marshall” për rindërtimin e Ukrainës.
Ata theksojnë se mbështetja e Ukrainës nuk është vetëm e rëndësishme, por edhe në interesin e Evropës, sepse në Ukrainë nuk ka vetëm luftime për sovranitetin e atij vendi.
Në një shkrim të përbashkët autori në gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), ata theksojnë se është një “detyrë për brezat, që duhet të fillojë tani”./FolDrejt/