Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se institucioni që ajo drejton do të ndihmojë në ngritjen e një gjykate të specializuar për të gjykuar krimet e Rusisë, shkruan Fol Drejt.
Këtë e bëri të ditur përmes një videofjalimi të saj të cilin e shpërndau në rrjetin social Twitter.
Ajo tha se Rusia duhet të paguajë për krimet e saj të tmerrshme në Ukrainë.
“Ne do të punojmë me ICC-në dhe do të ndihmojmë në ngritjen e një gjykate të specializuar për të gjykuar krimet e Rusisë”, tha von der Leyen.
Tutje ajo theksoi se bashkë me partnerët tjerë, po sigurohen që Rusia të paguajë për shkatërrimin që shkaktoi, përmes ngrirjes së fondeve të oligarkëve dhe aseteve të bankës së saj qendrore. /FolDrejt/
Russia must pay for its horrific crimes.
We will work with the ICC and help set up a specialised court to try Russia’s crimes.
With our partners, we will make sure that Russia pays for the devastation it caused, with the frozen funds of oligarchs and assets of its central bank pic.twitter.com/vaI7dqda74
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 30, 2022