Pas mbajtjes së Samitit të Berlinit, ka reaguar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një postimi në twitter.
Ajo është shprehur e lumtur për prezencën e të gjithë udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës së saj në këtë rajon, transmeton Fol Drejt.
“Ne jemi këtu për ta thelluar integrimin tonë ekonomik”, ka shkruar ajo.
Duke e përmendur si fushë të parë energjetiken, Der Leyen tha se paketa e BE-së e Mbështetjes për Energji në shumë prej 1 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, sipas saj, do t’i ndihmojë BE-së të formojë të ardhme të përbashkët energjetike me Ballkanin Perëndimor/FolDrejt/