Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar sot se ka pasur një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë.
“Ne diskutuam sfidat ndërkombëtare, duke përfshirë luftën agresive të Rusisë kundër Ukrainës. Për më tepër, ne ramë dakord të punojmë së bashku për të forcuar bashkëpunimin midis BE-së dhe Turqisë,” shkroi Von der Leyen në Twitter.
Ajo deklaroi se telefonoi Erdoganin për ta uruar për rizgjedhjen e tij si president./FolDrejt/