Presidentja e Parlamentit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar urgjentisht liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ajo përmes një postimi në Twitter, shkruan: “ Tani është koha, Këshilli i BE-së duhet ta dorëzojë pa vonesë”, transmeton Fol Drejt.
Sipas saj liberalizimi i vizave për Kosovën është kusht që duhet të plotësojë BE, nëse do të jetë e besueshme si organizatë evropiane.
“Nëse BE dëshiron të jetë e besueshme globalisht, ajo duhet të fillojë të ofrojë kryesisht në Ballkanin Perëndimor. Për të rikthyer besueshmërinë tonë, duhet t’u japë menjëherë liberalizimin e vonuar për qytetarët e Kosovës. Koha është tani. Këshilli i BE-së duhet ta dorëzojë pa vonesë”,/FolDrejt/