Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot se samiti i ardhshëm BE-Kinë është një samit i zgjedhur, sepse marrëdhëniet e BE-së me Kinën janë shumë komplekse.
Në një intervistë për AFP si pjesë e projektit European Newsroom (ENR), përpara samitit BE-Kinë, i cili do të mbahet më 7 dhjetor, ajo shpjegoi se samiti flet për zgjedhje të shumta që mund të bëhen.
“Para së gjithash, në marrëdhëniet tona tregtare. Së dyti, pozicionimi në skenën globale në luftën ruse kundër Ukrainës dhe krizën në Lindjen e Mesme. Por edhe për zgjedhjet që janë në tryezë për të bashkuar forcat në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e biodiversitetit”, tha ajo.