Në kryeqytetin e Republikës Çeke u mbajt sot një Samit joformal i BE-së, fokusi i të cilit ishte përgjigja ndaj vendimit të Rusisë për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës.
Bashkimi Evropian do të kërkojë më shumë fonde për të ndihmuar vendet anëtare të heqin qafe varësinë e tyre nga lëndët djegëse fosile, tha sot në Pragë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Ne do të kërkojmë fonde shtesë në nivel evropian në mënyrë që të gjitha vendet anëtare të kenë të njëjtën mundësi për të investuar në tranzicion,” tha von der Leyen në një konferencë për shtyp pas samitit të BE-së në Pragë, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.