Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot në Bruksel se për shkak të harmonizimit të politikës së vizave me BE-në, numri i emigrantëve të paligjshëm nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është reduktuar për një të katërtën.
Ajo theksoi se në muajin e fundit është bërë shumë në Ballkanin Perëndimor sa i përket harmonizimit të vizave me BE-në.
“Partnerët nga Ballkani Perëndimor kanë ndërmarrë hapa të mëdhenj për të harmonizuar politikën e tyre të vizave me politikën e vizave të Bashkimit Evropian. Si rezultat, që nga fillimi i këtij viti ne kemi parë një ulje prej 25 për qind të kalimeve të parregullta nga ai rajon, kryesisht për shkak të asaj shtrirjeje”, u tha von der Leyen gazetarëve në fund të samitit dy-ditor të BE-së, përcjell Fol Drejt.